Koreja Jugore raporton më së paku raste të reja të koronavirusit në katër javë

  • 23 March 2020 - 11:32
Koreja Jugore raporton më së paku raste të reja të koronavirusit në katër javë

Koreja Jugore e ka raportuar numërin më të vogël të rasteve të reja të koronavirusit në katër javët e fundit, duke i shtuar shpresat se edhe përhapja jashtë Kinës do të fillojë të zvogëlohet.

Ky shtet i regjistroi 64 raste të reja me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 8961 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar, ndërsa 111 kanë vdekur.

Rreth 20 mijë njerëz testohet për çdo ditë për koronavirus në Korenë Jugore. Kjo është mesatare më e lartë në krahasim me numrin e popullsisë se në të gjitha shtetet e tjera.

Vendi e ka krijuar një rrjet të laboratoreve publike dhe private dhe njerëzit mund të testohen edhe në disa qendra të tjera.

Koreja Jugore e kishte përdorur këtë metodë pas përhapjes së sindromit MERS në vitin 2015, kur 36 persona kishin vdekur, shkruan “BBC”.

Autoritetet kanë kërkuar nga udhëheqësit fetarë që ta kontrollojnë temperaturën e besimtarëve dhe t’i mbajnë me distancë prej dy metrave nga njëri-tjetri gjatë cerenomine fetare.

(Kosova Sot Online)