Hoxha nga Drenasi: Rrini në shtëpi se pastaj mund të keni ‘punë’ me mu

  • 23 March 2020 - 11:42
Hoxha nga Drenasi: Rrini në shtëpi se pastaj mund të keni ‘punë’ me mu

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka dhënë një mesazh për ata të cilët nuk po i zbatojnë rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, për të qëndruar në shtëpi gjatë këtyre ditëve të pandemisë.

Musliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rrinë në shtëpi sepse, sipas tij, mund të kenë punë me të.

“Xhemati im, ju dashamirët e mi ane e mban, ma mirë pini çaj sikur unë, merrni ABDES Falnu,mbani DISTANCËN, RRINI N’SHPI mos dilni jashtë, se tani mund te ndodh te keni “punë” me mu…!?”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Në Kosovë rastet e para me virusin COVID-19 janë paraqitur më 13 mars ndërsa deri më tani janë konfirmuar 31 persona të prekur me këtë virus.

Dje gjatë ditës, është shënuar edhe vdekja e parë nga virusi corona.

(Kosova Sot Online)