Franca ndërton spitale ushtarake fushore për pacientët me koronavirus

  • 23 March 2020 - 11:55
Franca ndërton spitale ushtarake fushore për pacientët me koronavirus

Franca ka filluar të ndërtojë spitale ushtarake fushore për t’u përgatitur për rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Ushtarët francezë u fotografuan duke montuar tenda ushtarake në Mulhouse, që bashkë me rajonin Alsace, janë pjesët më të prekura nga koronavirusi në Francë, shkruan “Daily Mail”.

Franca është njëra ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me koronavirus. Para disa ditëve, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij është në luftë me sëmundjen.

(Kosova Sot Online)