Zyrtare: Qeveria Kurti - nga nesër kufizon lëvizjen e qytetarëve

  • 23 March 2020 - 22:32
Zyrtare: Qeveria Kurti - nga nesër kufizon lëvizjen e qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për mbrojtje nga koronavirusi.

Në mbledhjen online të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur në orët e vona të së hënës, është vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00.

Qeveria ka marr disa masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19, por kjo e fundit vlerësohet më e ashpra deri më tash.

Deri në orët e vona të së hënës, numri i të infektuarve në vend është 35. Dje, u shënua viktima e parë si pasojë e Covid-19.

(Kosova Sot Online)