Koronavirusi: Ushtria spanjolle gjen të vdekur dhe të braktisur në shtëpinë e pleqve

  • 24 March 2020 - 09:28
Koronavirusi: Ushtria spanjolle gjen të vdekur dhe të braktisur në shtëpinë e pleqve

Ushtarët spanjollë që po ndihmojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit kanë gjetur pacientë të moshuar në shtëpitë e pleqve të braktisur dhe në disa raste të vdekur në shtretërit e tyre, tha Ministria e Mbrojtjes.

Prokurorët spanjollë thanë se ishte nisur një hetim për këtë çështje.

Ushtria është futur për të ndihmuar në dezinfektimin e shtëpive në Spanjë, një nga vendet më të goditura të Europës nga pandemia.

Ndërkohë, një shesh patinazhi në Madrid do të përdoret si mort i përkohshëm për viktimat Covid-19, thanë zyrtarët, shkruan BBC.

Të hënën Spanja regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore – 462 – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,182.

Ministrja Spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha për Telecinco se qeveria do të jetë e rreptë kur merret me mënyrën se si trajtohen të moshuarit në shtëpitë e pleqve.

(Kosova Sot Online)