Ministri gjerman Peter Altmaier: Pakoja 750-miliardëshe është vetëm fillimi i luftës kundër virusit

  • 24 March 2020 - 12:55
Ministri gjerman Peter Altmaier: Pakoja 750-miliardëshe është vetëm fillimi i luftës kundër virusit

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, tha se ndihma ekonomike me vlerë prej 750 miliardë eurove që qeveria e ofroi të hënën është vetëm një hap fillestar i shtetit në luftën kundër efekteve të koronavirusit.

“Qeveria federale është e qartë se ne e shohim këtë pako vetëm si hap të parë. E dimë se koha drejt zbatimit të saj është kritike. Duam të sigurohemi që ndihma të arrijë sa më shpejt që është e mundur”, tha ministri.

Ministri i financave, Olaf Scholz, është shprehur i gatshëm që ta çojë përpara një pako ndihmëse, por një zyrtar i lartë ka thënë se bisedimet brenda qeverisë janë ende në një fazë shumë të hershme.

Ndryshe, kancelarja gjermane dhe ministrat e kabinetit të saj edhe më parë janë treguar të gatshëm që të ofrojnë përkrahje financiare për bizneset e prekura nga përhapja e koronavirusit, shkruan “Reuters”.

Vetëm në 24 orët e fundit, në Gjermani janë konfirmuar 28 viktima dhe 4700 infektime të reja me koronavirus, bazuar në të dhënat e institutit “Robert Koch”.

(Kosova Sot Online)