Prizrenasi shërbente ilegalisht nga furra, dënohet

  • 25 March 2020 - 11:40
Prizrenasi shërbente ilegalisht nga furra, dënohet

Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për t’i marrë me vete “take-away”.

Por një qytetar në Prizren, që është pronar i një furre, nga aty ua shiste klientëve.

“Në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)