Furrat në Ferizaj për 30 ditë do t’i furnizojnë familjet në nevojë me bukë

  • 25 March 2020 - 15:12
Furrat në Ferizaj për 30 ditë do t’i furnizojnë familjet në nevojë me bukë

Përfaqësuesit e furrave në Komunën e Ferizajit, kanë marrë inciative  për t’i furnizuar me nga pesë buke në ditë familjet në nevojë.

Njëri nga përfaqesuesit për Dukagjini ka thënë se kjo inciativë do të vazhdojë për 30 ditë, shkruan Insajderi.

“Jemi bashkangjitur t’i ndihmojmë familjet në nevojë nga pesë bukë në ditë për 400 familje në nevojë për 30 ditë të ardhshme”.

Sa i përket panikës rreth rezreva të miellit përfaqësuesit kanë thënë se nuk ka vend për panikë.

“Komuna na ka siguruar që do të ketë por kemi edhe ne. Jemi të furnizuar nuk ka kurçfarë panike”.

(Kosova Sot Online)