Vetëvendosje thotë se nuk po i organizon protestat e qytetarëve në ballkone

  • 25 March 2020 - 16:36
Vetëvendosje thotë se nuk po i organizon protestat e qytetarëve në ballkone

Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se Vetëvendosje nuk është organizatore e protestave të qytetarëve në ballkone.

Qe disa ditë me radhë qytetarët kanë dalë në ballkonet e tyre për të protestuar kundër rrëzimit të qeverisë.

“Protestat apo organizimet e thirrura nga qytetarë të ndryshëm, edhe nëse janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është qëndrim e as organizim apo thirrje e Lëvizjes, por thirrje individuale e këtyre aktivistëve, të cilët kanë mendim dhe qëndrim edhe përtej subjektit. Ne i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

(Kosova Sot Online)