Jusuf Thaçi ua drejton një apel Kurtit e Mustafës për Ministren e Arsimit

  • 26 March 2020 - 08:10
Jusuf Thaçi ua drejton një apel Kurtit e Mustafës për Ministren e Arsimit

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Jusuf Thaçi iu është drejtuar me një apel publik kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të LDK’së, Isa Mustafës vetëm pak orë pas votimit të mocionit për rrëzimit të qeverisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, zëvendësministri ka kërkuar nga Kurti dhe Mustafa që derisa të gjendet zgjidhja e radhës për qeverinë, të mos e defunksionalizojnë Ministrinë e Arsimit, duke shtuar se pasojat janë të mëdha.

“Apel Kryetarit të LDK-së që assesi mos ta tërheqë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryetari i LDK-së e ka në plan tërheqjen e ministrave të LDK-së). Apel Kryeministri Kurti që assesi mos ta shkarkojë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryeministri Kurti e ka në plan shkarkimin e ministrave të LDK-së). Nëse kabineti në këtë minsitri defunksionalizohet ose çrregullohet, ta dini që të gjitha emergjencat me pasoja afat-gjata në këtë ministri do të mbeten të pa-adresuara e dëmet si pasojë e kësaj do të jenë të parikuperueshme, rrjedhimisht shumë të dëmshme dhe afat-gjata për arsimin në Kosovë. Gjithashtu, projekti i mësimit në distancë, ekstremisht i rëndësishëm për këto rrethana, mund të dështojë tërësisht. Aman, së paku këtë nerv të vogël që e siguron mbijetesën e arsimit në këto rrethana të jashtëzakonshme mos e cenoni derisa të sigurohet zgjidhja tjetër”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)