Arrestohet i dyshuari pasi vodhi para në Kryqin e Kuq

  • 26 March 2020 - 09:36
Arrestohet i dyshuari pasi vodhi para në Kryqin e Kuq

Policia e Kosovës ka arresur dje në Prizren të dyshuarin mashkull kosovar pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte para me qëllime bamirësie.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për 48 orë në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)