Driton Selmanaj: Vjosa Osmani po e dëmton keq LDK-në , gjithmonë e ka dëmtuar
Driton Selmanaj nga LDK ka thënë se nëse zgjedhjet do të mbahen LDK-ja do të fitojë.
Sipas tij, LDK-ja e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ai ka thënë se votimi i mbrëmshëm nuk ka qenë dëshirë, por domosdoshmëri.
Selmanaj thotë se thotë se LDK-ja po shpëton partneritetin me SHBA-në.
Duke komentuar deklaratat e Osmanit, ai ka thënë se është qëndrimi i saj i ka bërë shumë dëme LDK-së.
“Qëndrimi i Osmanit e ka dëmtuar rëndë LDK-në dhe për fatin e keq po vazhdon ta dëmtojë tutje. Dëmet janë të mëdha që po i shkaktohen LDK-së. Ajo çka më bënë krenar që jam pjesë e LDK-së është për shkak të njerëzve që janë brenda partisë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)