E thotë analisti: Kundërshtimi mashtruese i Hashim Thaçit kundër sllovakut Lajçak për përfaqësues të BE-së në bisedimet me Serbinë

  • 28 March 2020 - 14:30
E thotë analisti: Kundërshtimi mashtruese i Hashim Thaçit kundër sllovakut Lajçak për përfaqësues të BE-së në bisedimet me Serbinë

“Ky diskurs anti- Lajçak, është diskurs anti-BE, dhe u lansua qëllimisht nga presidenti Thaçi, gjoja si presion ndaj Brukselit për shkak të mos liberalizimit të vizave, proces ky në të cilën Kosova nuk ka dështuar për shkak të BE-së, por pikërisht nga politikanët si Thaçi dhe të gjitha qeveritë si pasojë e mos luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Andaj kritikat që bëhen në adresë të Brukselit gjoja për emërimin e Miroslav Lajçak për përfaqësues Special te BE-s ne dialogun me Serbinë, janë për konsum të brendshëm politik me të cilat tentohet të fshihen dështimet por edhe mos përgatitja e udhëheqësve tanë shtetëror, dhe mos uniteti ndërmjet tyre për të vazhduar procesin e bisedimeve me Serbinë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Nexhat Haziri e ka cilësuar jo serioz dhe madje lloj fushate për interesa personale, nga ana e Presidentit Hashim Thaçit, kundërshtimin ndaj BE-së për emërimin e diplomatit sllovak Mirosllav Lajçak për përfaqësues në special në dialogun me Serbinë, vetëm për shkak se shteti sllovak nuk e njeh pavarësinë Kosovës dheka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Analisti Haziri thotë se derisa Kosova nuk ka fuqi për të imponuar emërimin e ndonjë të preferuari nga ana e saj atëherë, duhet të pajtohet me atë që e përcakton BE-ja, mirëpo kujdesi duhet të jetë në temën e bisedimeve sepse ndërmjetësuesi do të ketë rol lehtësues dhe jo imponues, kështu që zgjidhja finale e marrëveshjes varet nga ajo se çfarë do të merren vesh palët dhe për çfarë versioni të marrëveshjes eventuale do të pajtohen të firmosin.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk e shohë si provokim, pasi Kosova nuk ka mundësi të ia imponoj Brukselit se kë do ta zgjedhe apo emëroj si përfaqësues Special te BE-s ne dialogun me Serbinë. Miroslav Lajçak, nuk do të negocioj në emër të Kosovës, ai thjesht do të jetë ndërmjetësues i Brukselit në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe në këtë proces nuk do ta përfaqësoj Sllovakinë e cila nuk e ka njohur Kosovën, por BE-në, shumica e shteteve anëtare të këtij blloku e kanë njohur Kosovën. Edhe dhe përfaqësuesit i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell, që po ashtu përfaqëson BE-në dhe ka një rrol të rëndësishëm në bisedimet Kosovë-Seri, vije nga një vend siç është Spanja që po ashtu nuk e ka njohur Kosovën”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, me këtë kundërshtim që Thaçi i ka bërë BE-së për emërimin e Lajçakut, është një lloj përpjekje për presion ndaj bllokimit të liberalizimit të vizave, bllokim që realisht nuk është bërë për fajin e Be-së por për shkak të dështimit të institucioneve të Kosovës në betejë me krimin dhe korrupsionin. “Ky diskurs anti-Lajçak, është diskurs anti-BE, dhe u lansua qëllimisht nga presidenti Thaçi, gjoja si presion ndaj Brukselit për shkak të mos liberalizimit të vizave, proces ky në të cilën Kosova nuk ka dështuar për shkak të BE-së, por pikërisht nga politikanët si Thaçi dhe të gjitha qeveritë si pasojë e mos luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë. Andaj kritikat që bëhen në adresë të Brukselit gjoja për emërimin e Miroslav Lajçak për përfaqësues Special te BE-s ne dialogun me Serbinë, janë për konsum të brendshëm politik me të cilat tentohet të fshihen dështimet por edhe mos përgatitja e udhëheqësve tanë shtetëror, dhe mos uniteti ndërmjet tyre për të vazhduar procesin e bisedimeve me Serbinë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)