E tregon analisti : Ja kush do ta shpëton Kosovën nga kolapsi institucional dhe kriza politike

  • 29 March 2020 - 15:23
E tregon analisti : Ja kush do ta shpëton Kosovën nga kolapsi institucional dhe kriza politike

“Në këtë rast vlerësoi që me presionin ndërkombëtar do e bëjnë një qeveri që do të merr votat e mjaftueshme të të gjithë deputetëve, në përjashtim të VV-së, por që PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë, vetëm do të votoj qeverinë. Vlerësoj që duhet të respektohet koha prej 15 ditësh që partia fituese të propozoi një kandidat për kryeministër, nëse jo, duhet të i jepet rasti partisë së dytë në këtë rast LDK-së. E them këtë sepse për shkak të pandemisë coronavirus nuk mund të shkojmë në zgjedhje kështu që duhet të mandatohet një qeverie e re që të shtyhen përpara proceset, si ato politike dhe ekonomike”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.  

 

 

Paralajmërimi i Presidentit Hashim Thaçi, që nga dita e hënë do ti fton përfaqësuesit e partive politike, për të biseduar dhe konsultuar rreth zgjidhjes së shpejtë të krizës institucionale, për formimin e një Qeverie të re, pas mocionit të votuar në Kuvend ndaj Qeverisë Kurti, analisti politik Mustafë Kadriaj e sheh si zhvillim i ri pozitiv që vjen jo falë vullnetit politik të partive tona të pa përgjegjshme, por për shkak të presionit të madh ndërkombëtar që po ushtrohet ndaj kësaj kaste politike.

 

Image
Mustafë Kadriaj

“Tani më vlerësoi që spektri politik e ka kuptuar sesa është i madh ndikimi i faktorit ndërkombëtar në Kosovë dhe një mendim ndryshe do të shihej si naivitet. E them këtë sepse fakti që qeveria Kurti kishte legjitimitet të sovranit, po ashtu edhe të deputetëve, por një kryeneçësi ndaj faktorit ndërkombëtar, e sidomos ndaj SHBA-së u bë qeveria më jetëshkurtër në Kosove që nga pas lufta. Pra i pakuptimtë është naivitet i madh një shteti i cili e ka fjalën e fundit që nga Rambuje, intervenimi i NATO-s dhe të gjitha proceset, edhe në rastin e shpalljes së pavarësisë,”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”

 

Ndonëse mundë të ketë përsëri konfrontime dhe mosmarrëveshje rreth formimit të kabinetit të ri qeveritar, Kadriaj thotë se “kujdestaria” ndërkombëtare rreth sjelljes së partive politike do ta bëjë të veten dhe Qeveria do të formohet pa vonesë, me vota të mjaftueshme në Kuvend, posa të mbarojnë konsultat me të parin e shtetit, siç e parasheh Kushtetuta. “Në këtë rast vlerësoi që me presionin ndërkombëtar do e bëjnë një qeveri që do të merr votat e mjaftueshme të të gjithë deputetëve, në përjashtim të VV-së, por që PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë, vetëm do të votoj qeverinë. Vlerësoj që duhet të respektohet koha prej 15 ditësh që partia fituese të propozoi një kandidat për kryeministër, nëse jo, duhet të i jepet rasti partisë së dytë në këtë rast LDK-së. E them këtë sepse për shkak të pandemisë coronavirus nuk mund të shkojmë në zgjedhje kështu që duhet të mandatohet një qeverie e re që të shtyhen përpara proceset, si ato politike dhe ekonomike”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”. Analisti Kadriaj thotë se kryeministri i ri duhet të jetë shumë i përgjegjshëm dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar për të gjitha temat, ndryshe do të jetë i dështuar, sikur që kanë dështuar edhe paraardhësit e tij. “Çdo mandatar për kryeministër duhet ta ketë të qartë që sado që e merr besimin e popullit, duhet të jetë edhe bashkëpunues me ato shtete të cilat kanë investuar si ushtarakisht dhe ekonomikisht në vendin tonë, Duhet ta harron gjithë secili që ia ndërron vektorin e strategjisë politike të Kosovës sepse kjo është bërë e qartë me rastin e intervenimit të NATO-se për çlirimin e Kosovës”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

 

(Kosova Sot Online)