Ja kush e thotë: Rruga për krijimin e Qeverisë së re përsëri kalon nëpër VETËVENDOSJE

  • 30 March 2020 - 07:34
Ja kush e thotë: Rruga për krijimin e Qeverisë së re përsëri kalon nëpër VETËVENDOSJE

“E drejta ekskluzive i takon vetëm asaj, sepse është fituesi e zgjedhjeve. Pa LVV-në s'ka qeveri tjetër. Do të mundë të kishte vetëm me pajtim të saj. Çdo tentativë tjetër është antikushtetuese. Kështu thonë ekspertët e Kushtetutës dhe hartuesit e saj”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik dhe njohësit e legjislacionit elektoral, duke pritur fillimin e takimeve të para konsultative të partive politike me Presidentin Thaçi, theksojnë se edhe LVV-ja duhet ta shfrytëzon përsëri të drejtën kushtetuese për të propozuar mandatarin e vetë për formimin e qeverisë, respektivisht të pajtohet për krijimin e një qeverie më bazë të gjerë të stabilitetit, nëse kjo shihet si formulë e përshtatshme në këtë fazë. Ajo që sipas analistëve pritet të ndodhë me këto zhvillime të reja, është “harresa” e vijave të kuqe që partitë politike i kishin vendosur në të kaluarën, duke u betuar se askush nga ish opozita e mandatit të kaluar, nuk do të bëjë koalicion me PANI-stët.

Image
Faik Krasniqi

Për këtë fazë të re të zhvillimeve në përpjekje për krijimin e qeverisë së re, nën presionin ndërkombëtar, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit rrëzimi i Qeverisë Kurti është shënuar si model për precedan në globin tokësor, ngase ishte skandal në vete, derisa e gjithë bota përballet me pandeminë e koronavirusit, kurse në Kosovë votohet mocion për rrëzimin e qeverisë, dhe tani hapet diskutimi për krijimin e qeverisë së re. “E gjithë bota po çuditet me neve. Çfarë politikanësh kemi. Lidhur me rrëzimin e qeverisë kanë shkruar shumë media të huaja. Thuajse të gjitha. Kanë kritikuar ashpër Isa Mustafën për veprimin e bërë. Derisa e gjithë bota është duke luftuar me pandeminë Coronavirus, këta mbajnë seancë për rrëzimin e Qeverisë. Një gjë e tillë ndodh vetëm në Kosovë dhe Shqipëri. E ndonëse nuk jam jurist dhe as njohës i Kushtetutës,sipas njohësve të Kushtetutës vetëm LVV ka të drejtë mos ta emëroj asnjë kandidat për krijimin e qeverise pas rrëzimit të saj, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Mundë të rri qeveri në detyrë deri atëherë. E drejta ekskluzive i takon vetëm asaj, sepse është fituesi e zgjedhjeve. Pa LVV s'ka qeveri tjetër. Do të mundë të kishte vetëm me pajtim të saj. Çdo tentativë tjetër është antikushtetuese. Kështu thonë ekspertët e Kushtetutës dhe hartuesit e saj”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online” .

Analisti Faik Krasniqi thotë se me kalimin e kohës, vetëm sa po zbulohet skenari i përgatitur nga LDK-ja që nga egoja për ta marr timonin e Qeverisë, e ka iniciuar edhe mocionin, pasi që në një debat televiziv, anëtari i këtij subjekti politik, deputet në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanaj veç se e kishte "bërë" qeverinë, akoma pa shkuar në konsulta të Hashim Thaçi, pasi që tash janë të gatshëm që ti harrojnë edhe vijat e kuqe me PAN-in. “Këta kishin pasur planin për rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie me partitë e PAN-it. Gabimi i vetëm i Albin Kurtit dhe LVV është vendosja e vijave të kuqe. Tash besoj që e kanë kuptuar se LDK e sotme nuk ka asnjë dallim kur vjen puna tek hajnia dhe zhvatja e shtetit me partitë e tjera si PDK, AAK, Nisma etj”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)