E zbulohet analisti: Hashim Thaçit me skenar të Gjykatës Speciale edhe për votimin e marrëveshjes për ndarje të Kosovës me Serbinë në Kuvend

  • 30 March 2020 - 07:47
E zbulohet analisti: Hashim Thaçit me skenar të Gjykatës Speciale edhe për votimin e marrëveshjes për ndarje të Kosovës me Serbinë në Kuvend

"Ketë që e tha publikisht Albin Kurti për marrëveshjen sekrete, të gatshme me Serbin fashiste nuk ka kurrfarë dyshimi që është bërë nga kuislingu Hashim Thaçi me gjakësorin Aleksandër Vuqiq. Ky dilenxhi, ngatërrestar dhe matrapaz, shumë kohë më parë kam thënë se për interesa të tija personale e shet tokën dhe vendin e Kosovës, si të ishte toka e Haxhi Brojës, babait të tij, atij shumarit që njihet në atë anë dhe që ishte me armën me leje të dhënë nga Serbianët. Por një gjë duhet të jenë të sigurt dhe të mos e vënë veten në dyshim se të gjitha tradhtitë dhe dredhitë e këtij matrapazi dhe hileqari do të zbulohen një nga një, sepse sille nga ta sjellësh ajo do vjen në kuvend, ndonëse ky shpirtshitur, ky gjak zi, ky derr zi, do të paguaj dhe do të ndërsej serish ata deputet banditë, që të aprovojnë. Por, nuk do të ketë sukses si në rastin që e sollën Gjykatën speciale sa për të shpëtuar lëkurën e tij”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online” .

Analisti i njohur Reshat Badallaj konsideron se kryeministri në detyrë, i cili u shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, me një mocion të bashkërenduar mes LDK-së dhe ish partive të koalicionit PAN, e ka zbuluar të vërtetën e plotë para deputetëve, lidhur me ekzistimin e marrëveshjes së gatshme me Serbinë, të hartuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi,marrëveshje e cila pritet të firmoset muajt në vijim dhe të sillet në Kuvendin e Kosovës, pasi Thaçi ti ketë siguruar votat e mjaftueshme për ta votuar, sikurse që ka vepruar para 5 vitesh edhe me Gjykatën Speciale. Prandaj Badallaj thotë se ky ishte qëllimi i bashkimit të LDK-së me ish partnerët e PAN-it, për ta shkarkuar kryeministrin Kurti, që ti lirohet rrugë veprimi në këtë drejtim presidentit Hashim Thaçi.

Sido qoftë Badallaj shpreson që në Kuvend do të dështon votimi i një marrëveshje të tillë dhe nuk do të ndodhë ai gabimi që e bënë deputetët nën presion, për votimin e Gjykatës Speciale.

Image
Reshat Badallaj

“Ketë që e tha publikisht Albin Kurti për marrëveshjen sekrete, të gatshme me Serbin fashiste nuk ka kurrfarë dyshimi që është bërë nga kuislingu Hashim Thaçi me gjakësorin Aleksandër Vuqiq. Ky dilenxhi, ngatërrestar dhe matrapaz, shumë kohë më parë kam thënë se për interesa të tija personale e shet tokën dhe vendin e Kosovës, si të ishte toka e Haxhi Brojës, babait të tij, atij shumarit që njihet në atë anë dhe që ishte me armën me leje të dhënë nga Serbianët. Por një gjë duhet të jenë të sigurt dhe të mos e vënë veten në dyshim se të gjitha tradhtitë dhe dredhitë e këtij matrapazi dhe hileqari do të zbulohen një nga një, sepse sille nga ta sjellësh ajo do vjen në kuvend, ndonëse ky shpirtshitur, ky gjak zi, ky derr zi, do të paguaj dhe do të ndërsej serish ata deputet banditë, që të aprovojnë. Por, nuk do të ketë sukses si në rastin që e sollën Gjykatën speciale sa për të shpëtuar lëkurën e tij.”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online” .

Analisti Badallaj që tani ju bënë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos ju nënshtrohen presioneve dhe joshjeve që mundë të ju vijnë atyre nga Hashim Thaçi, për ta përsëritur skenarin e votimit të Gjykatës Speciale edhe për marrëveshjen me Serbinë, për shkëmbim territoresh-ndarje, sepse do të mbeten përjetësisht në histori si emra që e kanë tradhtuar shtetin dhe kombin, dhe populli do ti ndjek e ndëshkon ata.

“Unë po ju them ,mosni, mos u tallni me popullin!

Dhe, një gjë ju garantoj me kokën time se sa të vjen në Kuvend tradhtia e këtij dilinxhiu, atëherë nuk ka se kush do ta ndal popullin. Larg qoftë por edhe gjakderdhja është e pa evitueshme dhe kush do ta mbaj përgjegjësinë pastaj, natyrisht se krye tradhtari me tradhtarët që i ka rrotull vetes”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”. Sipas Badallajt,

ndoshta edhe nuk do të zbulohen të gjitha takimet se ku i kanë mbajtur, por me rëndësi është të zbulohet dhe të zbardhet e refuzohet ajo për të cilën janë akorduar dhe që do të provojnë ta bëjnë legale dhe të ligjshme me votën e deputetëve, këtë nuk duhet lejuar të zgjedhurit e Kuvendit të Kosovës, për asnjë çmim. “Tradhtia ndaj vendit dhe shitja e tokave nuk ka qare pa u zbuluar. Unë për veten time kurrë nuk kam dyshuar se nuk ka tradhti, se vërtetë është kjo e vërtetë le të shikohen shkrimet dhe analizat e mia ku e kam thënë me vite të tëra kjo është tradhti dhe këta matrapaz shkelin në gjakun e dëshmorëve të kombit, që ia mbylli derën këtyre tradhtarëve edhe familja më kombëtare në të gjitha trojet,konaku i Shaban Jasharit në Prekaz, prandaj Kuvendi nuk duhet ta lejon të kalon një tradhti e tillë”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)