Ky është orari i mësimin online për këtë javë

  • 30 mars 2020 - 08:28
Ky është orari i mësimin online për këtë javë

Gjatë kësaj jave, çdo ditë nga e hëna në të premte, do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:

Shqip

Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.

Turqisht:

Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Gjuhë boshnjake:

Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube për të tri gjuhët.

Duke filluar nga java tjetër (prej 6 prill 2020), eMësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 – 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasav e, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.

(Kosova Sot Online)