Gjermania do të testojë 200 mijë persona në ditë për koronavirus

  • 30 March 2020 - 11:36
Gjermania do të testojë 200 mijë persona në ditë për koronavirus

Gjermania është duke planifikuar që t’i testojë 200 mijë njerëz në ditë për koronavirus me shpresë se do të  ketë sukses njësoj si Koreja Jugore në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Qeveria e kancelares Angela Merkel po synon t’i testojë të gjithë personat e dyshuar dhe tërë rrethin e njerëzve që kanë pasur kontakt me ata që janë konfirmuar si të infektuar.

Shefi i intitutit gjerman për kontrollomin e sëmundjeve tha se Koreja Jugore mund të jetë shembull dhe mund të shërbejë si model për atë se si të përdoret përcjellja e njerëzve përmes telefonave për ta parandaluar përhapjen.

Gjermania tashmë është duke testuar më shumë njerëz se të gjitha shtetet e tjera evropiane me rreth 500 mijë teste në javë, por plani më i ri do të ndikonte në dyfishimin e kapaciteteve.

Ky plan është zbuluar në një dokument të Ministrisë së Brendshme, i cili është parë nga disa medie në Gjermani, shkruan “Daily Mail”.

Tash për tash, në Gjermani po testohen njerëzit që kanë simptome ose ata që kanë pasur kontakte me rastet e konfirmuara.

Plani i ri ngjan me strategjinë “përcill, testo dhe trajto” që duket se ka pasur sukses në Korenë Jugore.

(Kosova Sot Online)