Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 10 persona në Pejë

  • 30 March 2020 - 12:39
Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 10 persona në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar dhjetë persona të cilët janë kapur duke luajtur bixhoz. Po astu, në vendin e ngjarjes janë gjetur para dhe gjësende tjera, njofton policia.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Qendrën Zejtare në Pejë, ku policia ka zhvilluar operacionin me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi dyshohej se po zhvillohej veprimtari e paligjshme bixhozi.

“Policia është futur në lokal dhe aty janë hasur dhjetë persona të dyshuar brenda duke luajtur bixhoz, me ç’rast edhe nuk kishin respektuar urdhëresën  nga Qeveria  për masa mbrojtëse ndaj ‘Corona Virus COVID 19’.  Në vendin e ngjarjes nga hetuesit janë gjetur prova dhe dëshmi të mjaftueshme (para dhe gjësende tjera) ne lidhje me veprën”, theksohet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, vendit të ngjarjes  ju kanë përgjigjur edhe inspektorët komunal të cilët kane mbyllur lokalin.

“Te gjithë të arrestuarit, H.K.(1980); R.B.(1977); B.U.(1966); S.K.(1953); C.L.(1976); M.T.(1972); I.B.(1973); B.G.(1961); H.R.(1973); S.K.(1976) janë shoqëruar në stacion policor Pejë dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit përkatës i dyshuari  i parë, (pronari i lokalit pa emër) ndalohet në Qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen në procedure të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, ka theksuar policia.

(Kosova Sot Online)