Nga 300 euro shtesë për punëtorët e KEK’ut, por jo edhe për menaxhmentin

  • 30 March 2020 - 15:18
Nga 300 euro shtesë për punëtorët e KEK’ut, por jo edhe për menaxhmentin

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Menaxhmentit për stimulim me nga 300 euro për punëtorët e KEK-ut, që janë në prodhim në këto ditë të veshtira pandemie.

Ky vendim është miratuar nga të gjithë anëtarët e Bordit. Menaxhmenti ka përjashtuar vetën nga përfitimi i këtyre shtesave.

Nga ky stimulim shtesë po ashtu nuk përfitojnë as punëtorët e administratës dhe ata të cilët janë liruar nga puna në këtë kohë pandemie e që janë kryesisht punëtorët me probleme kronike ose sëmundje të tjera.

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetikë të Kosovës, ka theksuar se ka përcjellë nga afër dhe me kujdes të gjitha veprimet dhe masat e marra nga Menaxhmenti i lartë dhe punën që është bërë këto ditë të mobilizimit të përgjithshëm në nivel korporate për të marrë masat adekuate në preventive dhe parandalimin e përhapjës së virusit COVID-19.

“Jemi jashtëzakonishtë të kënaqur më veprimet e marra në kohë nga drejtori menaxhuës, z. Njazi Thaçi dhe të gjithë drejtorët e njësive. I kemi inkurajuar për përkushtimin dhe punën duke i ofruar edhe mbeshtetjën e nevojshme nëse i duhet nga Bordi i Drejtorëve. Jemi njoftuar më kohë me të gjitha vendimet e marra, fillimisht nga organët shëndëtësore, si Instituti Kombetar i Shëndetit publik dhe me pas të gjitha veprimet në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

(Kosova Sot Online)