Këshilltari i ministrit Vitia i reagon Haradinajt: Duhet ta mësoj dallimin mes punësimit dhe emërimit

  • 30 March 2020 - 22:50
Këshilltari i ministrit Vitia i reagon Haradinajt: Duhet ta mësoj dallimin mes punësimit dhe emërimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj VV’së që kanë bërë punësime familjare gjatë kohës në pushtet. Ai ka përmendur rolin e këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, që mbahet nga Sami Uka, si shembull.

Por, ky i fundit s’ka vonuar dhe i është kundërpërgjigjur Haradinjat, me një postim në Facebook, derisa ka thënë se shumë shpejtë lideri i AAK-së do ta mësojë edhe dallimit mes emërimit dhe punësimit.

Ky është postimi i Ukës:

Ma paska mësue emrin edhe Rambo falë VV dhe vëllaut tim deputet Fitimit. Jam shumë i lumtur dhe krenar.

Besoj që shpejt do ta mësojë edhe dallimin mes “emërimit” dhe “punësimit”. Tash do pensionohet plotësisht dhe do ketë kohë me bollëk…e ne nuk po kemi kohë të merremi me vajtimin e tij se duhet të menaxhojmë pandemin e Coronavirusit që ky dhe “ekspertët” si ky të mos na fajsojnë për vdekjet prej Coronavirusit në Itali !!!

(Kosova Sot Online)