Bahtiri: Asnjë qytetar në Mitrovicë nuk është i prekur me koronavirus

  • 30 March 2020 - 23:02
Bahtiri: Asnjë qytetar në Mitrovicë nuk është i prekur me koronavirus

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka treguar që asnjë person nga Mitrovica nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

Sipas Bahtirit këtë informacion e ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Kreu i Mitrovicës ka ftuar qytetarët t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.

“Asnjë person nga Mitrovica e jugut nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin COVID-19, as sot e as ditëve të mëhershme. Këtë informacion sapo e mora zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.

Ftoj qytetarët që t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe familjet e tyre nga ky virus.AB”, shkruan Bahtiri.

IKSHPK njoftoi sonte 12 raste të reja me Covid-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, thuhej në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)