Gjermania shënon 128 vdekje e mbi 4600 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

  • 31 March 2020 - 09:28
Gjermania shënon 128 vdekje e mbi 4600 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 128 persona kanë vdekur dhe 4615 janë infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e kaluara në Gjermani.

Rastet e reja e çuan në 583 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga virusi i ri, kurse shifra e të infektuarve shkoi në 61 mijë e 913 persona, shkruan “The Guardian”.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti raste të infektiemve, por dallohet me shkallët e ulët të vdekshmërisë.

Një zyrtar i lartë shëndetësor tha të hënën se Gjermania synon ta marrë si shembull Korenë Jugore dhe të kryejë testim masiv të popullsisë, që besohet se është një ndër faktorët që ndikon në parandalimin e përhapjes.

Shteti gjerman ka përgatitur edhe pako ekonomike prej 750 miliardë dollarëve për bizneset e goditura nga pandemia.

Vendet më të prekura në Evropë vazhdojnë të mbesin Italia dhe Spanja, ku çdo ditë mesatarisht po vdesin mbi 700 persona.

(Kosova Sot Online)