Djali kërcënoi babain duke i kërkuar para,arrestohet nga policia

  • 31 March 2020 - 12:15
Djali kërcënoi babain duke i kërkuar para,arrestohet nga policia

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar babain e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku i dyshuari ka kërcënuar babain duke i kërkuar para.

Policia në raportin 24 orësh ka theksuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kërcënuar babain e tij duke i kërkuar para. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)