Në Klinikën e Syve për herë të parë kryhet operacioni për heqje të trupit të huaj

  • 31 March 2020 - 12:23
Në Klinikën e Syve për herë të parë kryhet operacioni për heqje të trupit të huaj

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës, për herë të parë, me anestezion lokal dhe premidikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy. 

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-së kontrolluese është në gjendje të mirë.

Operacionin  e  ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës.

Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.

Klinika e Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

(Kosova Sot Online )