Kurti shkon te Qendra e Studentëve ku janë 500 persona në karantinë

  • 31 March 2020 - 18:45
Kurti shkon te Qendra e Studentëve ku janë 500 persona në karantinë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, Hykmete Bajramin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe atë të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikun, kanë vizituar sot stafin e karantinës së krijuar në Qendrën e Studentëve

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë po qëndrojnë 500 persona të cilët kanë ardhur në Kosovë nga jashtë.

“Aty u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë. Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre”, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit.


(Kosova Sot Online)