Vitia: Zyrtarisht janë shëruar katër pacientë të prekur nga koronavirusi

  • 31 March 2020 - 20:01
Vitia: Zyrtarisht janë shëruar katër pacientë të prekur nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se katër persona të cilët ishin prekur nga virusi Covid-19, janë shëruar.

Vitia siguroi se katër pacient janë konfirmuar zyrtarëisht të shëruar nga koronavirusi, pasi që atyre iu bë dy herë testimi.

Vitia falënderoi stafin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për punën e tyre të jashtëzakonshme.

“Katër pacientë të shëruar.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.

T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë

Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, shkroi Vitia.

(Kosova Sot Online)