Këshilli i Sigurimit i OKB’së për herë të parë në histori vendos votimin përmes postës elektronike

  • 31 March 2020 - 21:11
Këshilli i Sigurimit i OKB’së për herë të parë në histori vendos votimin përmes postës elektronike

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për herë të parë në histori vendos votimin përmes postës elektronike për shkak të COVID-19.

Zv.ambasadori rus në OKB, Dmitri Poljanski, deklaroi se Këshilli i Sigurimit nuk dëshiron të vendosë votimin përmes video-konferencës sepse kjo nuk është e përcaktuar në Kartën e OKB dhe gjithashtu ka edhe probleme ligjore, sigurie dhe teknike.

Ai shtoi se Rusia ishte kundër votimit përmes postës. Që nga 16 marsi, pothuajse të gjithë që punojnë në selinë e OKB në Nju-Jork, komunikojnë në distancë, ndërsa KS nuk mban takime të drejtpërdrejta.


(Kosova Sot Online)