Ministri Vitia takohet me ambasadorin Abbott, diskutojnë për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë

  • 01 April 2020 - 13:23
Ministri Vitia takohet me ambasadorin Abbott, diskutojnë për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë

Ministri Vitia dhe Ambasadori Britanik Abbott diskutojnë për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sdot Ambasadorin e Britanisë në Kosovës, Nicholas Abbott. Në këtë takim është diskutuar për situatën me virusin COVID-19 në Kosovë

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Mionistria e Shëndetësisë.

“Ambasadori Abbott përgëzoi Ministrin Vitia për punën e bërë nga Ministria dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19. Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se inistri Arben Vitia e ka informuar ambasadorin Abbott lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

(Kosova Sot Online)