Gjendet mjet shpërthyes në Drenas, ndërhyjnë Policia, FSK-ja e KFOR-i

  • 02 April 2020 - 11:54
Gjendet mjet shpërthyes në Drenas, ndërhyjnë Policia, FSK-ja e KFOR-i

Pasditen e së mërkurës, një banor i fshatit Qikatovë e Vjetër të Drenasit ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë së tij

Ankuesi ka raportuar në polici se gjatë pastrimit të pborrit të shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit , ndërsa njësitë e EOD-së të FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërheqë  nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)