Ivica Daçiq: Prishtina me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë

  • 02 prill 2020 - 13:34
Ivica Daçiq: Prishtina me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se autoritetet e Prishtinës kanë ndaluar përsëri tregtinë me masa të reciprocitetit.

Kryediplomati serb i tha TV Pink se situata në Kosovë është çmenduri dhe askush nuk po angazhohet në luftën kundër koronavirusit dhe se masat e reciprocitetit kanë ndaluar tregtinë në autoritetet e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar të martën mbrëma se Qeveria e Kosovës ka vendosur të heq taksën për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe të vendosë masa reciprociteti kundër Serbisë.

(Kosova Sot Online)