Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV’së

  • 02 April 2020 - 15:10
Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV’së

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar pas letrës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur te shefi i LVV’së, Albin Kurti të cilit i ka kërkuar një emër të ri që do të mandatohet për kryeministër.

Kollcaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i  i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.

(Kosova Sot Online)