Gashi: Vendimi i Thaçit është i drejtë, Kurti nuk mund të bllokojë institucionet

  • 02 April 2020 - 22:00
Gashi: Vendimi i Thaçit është i drejtë, Kurti nuk mund të bllokojë institucionet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë  se vendimi i presidentit Hashim Thaçi për të kërkuar mandatarin nga VV’ja është i drejtë dhe në vijë me Kushtetutën e Kosovës.

‘’Vendimi i Thacit është i drejtë, edhe pse nuk dua kurrë të pajtohem me këtë njeri, sepse edhe në bazë të vendimit kur zonja Jahjaga kishte kërkuar mendim nga kushtetuesja në vitin 2014, sqarohet cështja e mandatarit dhe e mocionit’’, thotë ai.

‘’Ne kemi arritur 50% së bashku me VV’në, por edhe opozita ka 50% mos të harrojmë. Askush nuk i fitoi zgjedhjet për të qeverisur i vetum. Veseli e mbajmë mend se e refuzoi mandatarin. Kurti nuk ka të drejtë të bllokojë vendin dhe institucionet’’, shtoi tutje ai.

‘’Kurt ka të drejtën të formojë shumicën e re, nëse dëshiron. Kjo është logjika politike. Qeveria është produkt i vendit, jo i popullit. Kemi demorkaci të tërthortë ku zgjedhen përfaësuesit e ata e zgjedhin qeverinë’’ thotë Gashi. 

(Kosova Sot Online)