Veseli: Nuk do të inicioja mocion kundër qeverisë në këtë kohë

  • 02 April 2020 - 22:46
Veseli: Nuk do të inicioja mocion kundër qeverisë në këtë kohë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth formimit të qeverisë së re në vend.

Veseli ka theksuar se partitë duhet të bëhen bashkë për ta tejkaluar situatën aktuale me pandemi, derisa ka kritikuar kundërshtarët.

“Kemi një situatë reale që duhet ta kalojmë bashkë, sa më pak pasoja shëndetësore e ekonomike. Duhet t’i lëmë anash egot e teket. Pikërisht partitë e VLAN-it ”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK’së ka ironizuar me termin “koalicion i shpresës”, teksa theksuar se është faji i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës pse vendi ndodhet në gjendjen në të cilën është sot.

“Mocioni i mosbesimit për këta që e quajtën vetën shpresë, mocion në kohë pandemie, kjo nuk është në rregull” , është shprehur Veseli.

Veseli ka thënë se nuk po luan me fjalë, por që nuk do të ngriste mocion mo-besimi ndaj Qeverisë Kurti në këto rrethana.

“Nuk e kisha inicuar mocionin e mosbesimit në rrethanën të cilën jemi, me pandemi”, ka deklaruar Veseli.

Sipas Veselit, në qoftë se nuk do të kishte pandemi në vend, PDK do të kërkonte zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në rrethana normale do të thosha zgjedhje të jashtëzakonshme, asnjëherë nuk gabojmë kur ju kthehemi vullnetit të sovranit”, ka thënë kreu i PDK-së.

(Kosova Sot Online)