Çfarë ka ndodhur kësaj here? Raporti i Princ William me Harry-n sërish në krizë

  • 03 April 2020 - 09:49
Çfarë ka ndodhur kësaj here? Raporti i Princ William me Harry-n sërish në krizë

Raporti i Princ Harry-t dhe Princ William ka qenë gjithmonë i shumëkomentuar në rrjetet sociale. Vëllezërit kanë pasur përplasje të ndryshme, ndonëse pallati mbretëror nuk u ka lejuar që të gjitha këto probleme të bëhen publike.

Së fundmi burime për ‘Cosmopolitan’ kanë treguar se William është shumë i acaruar me Harry-n për shkak se ky i fundit nuk është kthyer pranë familjes mbretërore pas pandemisë së ‘Covid 19’.

Zgjedhja e Harry-t për të vazhduar jetesën së bashku me Meghan dhe Archie, duket se e ka mërzitur mjaftueshëm William sepse sipas tij duka i Sussex nuk po e mbështetin pallatin ‘Kensington’.

Pavarësisht këtij fakti, Harry dhe Meghan bënë të ditur se puna e tyre për mbretërinë dhe problemet e pandemisë do të vazhdojë, ndonëse ata nuk do të jenë prezent në Londër.

(Kosova Sot Online)