Nëna vdes në gjumë nga koronavirusi, i biri 23-vjeçar po lufton për jetën në spital

  • 03 April 2020 - 09:55
Nëna vdes në gjumë nga koronavirusi, i biri 23-vjeçar po lufton për jetën në spital

Një djalë e gjeti nënën e tij 66-vjeçare të vdekur në shtrat ndërsa flinte, pasi zhvilloi simptoma të koronavirusit dhe sot vëllai më i vogël po lufton për jetën në spital, i infektuar me virusin e rrezikshëm.

Linda Tuppen, nga Mançesteri, Mbretëri e Bashkuar, u gjet e pajetë nga djali i saj i madh Rob, 28 vjeç, të shtunën e kaluar, pesë ditë pasi filloi të ndjehej keq. Ajo ishte kujdesur për djalin e saj Rob, i cili u prek nga koronavirusi pasi u kthye nga Krakow në fillim të muajit, përpara se të sëmurej vetë. Djali më i vogël i Lindës, James, 23 vjeç, u shtrua në spital me koronavirus të dielën, ku ai është ende duke luftuar për jetën.

Linda filloi të ankohej për një shqetesim në gjoks më 23 mars dhe simptomat e saj u përshkallëzuan, duke bërë që ajo të qëndrojë në shtrat tërë ditën të enjten dhe të premten. Djali i saj, inxhinier softuerësh Rob, nga Bolton, telefonoi urgjencën. Por Linda, mësuese dhe edukatore që e donin të gjithë, kishte refuzuar të fliste me ta dhe tha se donte vetëm të flinte.

Kur i biri shkoi ta kontrollonte atë mëngjesin tjetër zbuloi se kishte ndërruar jetë. Rob, 28 vjeç, tha: “Unë isha në panik, ajo ishte vetëm atje dhe unë bërtita “ma, ma” por ajo nuk u përgjigj.

“Është shkatërruese, ne e humbëm babanë në vitin 2008. Ajo ishte një zonjë e dashur, kishte bërë gjithçka për ne. Ajo gjithmonë thoshte se ne ishim jeta e saj. Ajo do të bënte gjithçka për këdo”.

Rob zbuloi se nëna e tij kishte vuajtur me pare nga astma.

Në kulmin e sëmundjes, Rob përshkroi ndjenjën kaq të rraskapitur nga koronavirusi sa që gati i ikte shikimi dhe i binte të fikët duke ecur nga shtrati drejt derës së dhomës. “Temperatura është shumë e lartë dhe vazhdimisht dridhesh nga ethet, dhe atëherë duhet të mos visheni trashë. Temperatura është aq e lartë sa të duket sikur po piqesh, deri në pikën ku unë thjesht duhej të hiqja të gjitha rrobat. Kolla është me të vërtetë e keqe, kur kollitesh ndjen sikur nuk mund të ndalosh. Dhimbjet e trupit janë të mëdha dhe edhe detyrat më të vogla, si të shkosh në tualet, janë një nga gjërat më të vështira që mund të bësh.

Arriti deri në atë pikë ku unë vërtet isha i dehidratuar dhe nuk mund të haja për një javë. Dhe për shkak se nuk po ushqehesha, kur u ngrita në këmbë, u ndjeva sikur do të më binte të fikët. Do të më duhej të vrapoja për në tualet nga dhoma ime, që është rreth pesë hapa larg, sepse ndjeva sikur po rrëzohesha”.

Tregime shqetësuese të personave që vdesin vetëm në spital, me familjarët e tyre të ndaluar t’i vizitojnë ata nga frika e përhapjes së virusit më tej, po shfaqen në të gjithë botën.

Image

(Kosova Sot Online)