Alarmante në Serbi gjendja me COVID-19 : Konfirmohen 1171 raste dhe 31 të vdekur deri tani

  • 03 prill 2020 - 10:04
Alarmante në Serbi gjendja me COVID-19 : Konfirmohen 1171 raste dhe 31 të vdekur deri tani

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur tre persona nga COVID-19 dhe deri në orën 1500 të 2 prillit janë regjistruar 1171 raste të të infektuarve me korona virusin e ri SARS-CoV-2

Të vdekurit ishin dy burra dhe një grua. Mesatarja e moshës njoftojnë mediat serbe ishte 58.7 vjeç e pandryshueshme nga rastet e mëparshme. Të tre rastet kishin sëmundje paraprake që kishin kontribuar në fatalitetin e tyre.

Nga raporti i fundit i janë testuar 637 persona në Serbi prej të cilëve 111 kanë rezultuar pozitiv me infektim me korona virusin e ri.

Deri tani në Serbi janë shtrirë 783 pacientë, ndërsa 81 prej tyre janë vendosur në respirator.

(Kosova Sot Online)