Arrestohen tre persona në kryeqytet, nuk e rrespektuan ndalesën e qarkullimit

  • 03 April 2020 - 10:42
Arrestohen tre persona në kryeqytet, nuk e rrespektuan ndalesën e qarkullimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, meqenëse të njëjtit nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

“Nga njësiti policor janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)