Kompanitë e pastrimit kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente, thonë se kanë rënie në inkasim

  • 03 prill 2020 - 13:41
Kompanitë e pastrimit kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente, thonë se kanë rënie në inkasim

Kompanitë Rajonale të largimit dhe grumbullimit të Mbeturinave kanë mbajtur konferencë  për medie ku kanë kërkuar që të përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë së Kosovës.

Drejtues të kompanive të pastrimit kanë thënë se ndjehen të fyer për mospërfshirjen. Sipas tyre edhe punëtorët e pastrimit kanë dalë çdo ditë në punë dhe janë ballafaquar me rrezikun.  Ata thonë se Kompanitë e Pastrimit kanë rënie në inkasim nga 90 për qind në 40 për qind dhe do të detyrohen të ulin pagat, por nuk do t’i reduktojnë pagat.

Nexhat Abdullahu,  kryeshef i ekzekutiv i kompanisë Ambienti në Pejë tha se punëtorët janë ndier të fyer për mos përfshirjen në pakon emergjente.

“Qëllimi i këtij takimi është qe të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me mos përfshirje në pakon emergjente. Në një mënyrë shumë ofenduese jena anashkaluar nga qeveria. Mjekët nuk e kanqë ndal qarkullimin atëherë jemi edhe na ata që nuk jemi ndal dhe kemi qenë në krye të detyrës dhe tërë kohës janë rrezikuar punëtorët po ashtu edhe mediet kanë qenë në krye të detyrës. E ndiejmë vetën shumë të fyer apelojë të strukturat që ta rikthejnë edhe vëmendjen te ne”, tha ai.

Senad Rama, drejtor ekzekutiv i kompanisë Higjiena nga Gjilani tha se nuk do t’i largojnë punëtorët nga puna, por do të ketë reduktim të pagave.

“Sot ne kemi dal para jush që edhe për kontributin që jemi duke e dhënë dhe që po ballafaqohemi të përfshihemi edhe ne aty. Po ashtu edhe rreziqet qe i kanosen punëtorëve tanë. Ajo që na brengos neve është çështja financiare kemi pasur një shkallë të inkasim 90% ndërsa tash kemi ra në një shkallë të inkasimit me 40%, po ashtu edhe nuk do të jemi në gjendje që të paguajmë pagat e plota të punëtorëve. Kemi  informuar OEK-un dhe OEAK dhE secili  se është duke e trajtuar. Nuk do të largojmë asnjë punëtor por do të reduktojmë pagën. Ne kërkojmë solidaritetin e  qytetarëve që edhe ti paguajnë faturat sepse ne me ta mbajë punëtorët dhe ata mbajnë familjet e tyre”

Dukagjin Etemi, kryeshef  i “Pastërtia” Ferizaj tha se shqetësimi me i madh i punëtorëve është ana shëndetësor e tyre sepse ata janë duke punuar në vende ku tash ka të infektuar me Coronavirus.

“Shqetësimi që unë desha ta paraqes është shëndeti i punëtorëve edhe pse deri më tani nuk kemi asnjë rast të infekturve me coronavirus të punëtorëve. Ne jemi duke shërbyer në zonat në të cilat ka persona të prekur me coronavirus. Brenga dhe shqetësimi jonë është ana shëndetësore e punëtorëve dhe në pamundësi që t’i sigurojmë kushtet maksimale për punëtorët, ne më asnjë moment të vetëm nuk e kemi ndërprerë punën dhe rreziku është shumë i madh”, tha ai.

(Kosova Sot Online)