Qytetarët ankohen se po presin gjatë për trajtim në Emergjencë, mjekët pinë cigare jashtë

  • 03 April 2020 - 14:43
Qytetarët ankohen se po presin gjatë për trajtim në Emergjencë, mjekët pinë cigare jashtë

Qytetarët po ankohen se po iu bie të presin gjatë për të marrë trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përkatësisht në Emergjencë.

Lexues të medias kanë dërguar fotografi dhe video, ku shihen qytetarët duke pritur brenda, derisa sipas tyre mjekët janë duke pirë cigare jashtë.

Një prej tyre i ka thënë gazetës se i është dashur që të presë rreth dy orë për të marrë trajtim.

(Kosova Sot Online)