Universiteti i Prishtinës: Afati i provimeve të prillit i parealizueshëm shkaku i situatës

  • 03 April 2020 - 15:35
Universiteti i Prishtinës: Afati i provimeve të prillit i parealizueshëm shkaku i situatës

Menaxhmenti i Univeristetit të Prishtinës ka njoftuar studentetët dhe stafin e universitetit se provimet e afatit të muajit prill nuk do të mund të realizohen për shkak të sitautës së krijuar me pandeminë COVID-19.

“Me anë të kësaj komunikate, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët, stafin dhe të gjitha palët e interesuara se, ashtu siç jeni informuar në njoftimin e datës 27 mars 2020, si dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë, provimet e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë faze”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë nga UP-ja njoftojnë se tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për të shikuar mundësitë për realizimin e provimeve në mënyrë virutale në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në muajin qershor.

“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në muajin qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së”, thuhet tutje në njofitmin zyrtar.

Për një gjë të tillë kanë thënë se do të konsultohen dhe do të marrin vendime që do t’i bëjnë më pas edhe zytare.

“Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra. Deri atëherë,  të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme.Menaxhmenti i UP-së garanton, që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)