Veseli: Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

  • 04 prill 2020 - 15:26
Veseli: Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pasi Serbia e ka shtrirë pushtetin ekzekutiv edhe në Veri të Kosovës duke i vendosur nën karantinë tri komuna.

Në konferencë për gazetarë, kreu i PDK-së, tha se akti i djeshëm i Serbisë, e cila shtriu gjendjen e saj të jashtëzakonshme në pjesë të Kosovës, duke futur me direktiva të Beogradit në karantinë dhe ndarë nga pjesa tjetër e vendit, dy komunat e Republikes se Kosovës, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, është cenim i rëndë i sovranitetit.

Ai tha se qeveria në ikje, përveç heshtjes ndaj kësaj situate, ka lënë veriun e vendit dhe tërë qytetaret shqiptarë dhe komuniteteve të tjera jo-serbe, në dorë të një shteti që as nuk i do dhe as nuk i mbron.

Veseli tha se muaj më parë në Kuvendin e Kosovës kishte paralajmëruar rrezikun që Kurti do ta kthej Serbinë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)