Spanjës i kthehet pak shpresë: 135 viktima të reja më pak se një ditë më parë

  • 05 April 2020 - 12:28
Spanjës i kthehet pak shpresë: 135 viktima të reja më pak se një ditë më parë

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se 674 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e kaluara.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave në vendin e Evropës Jugperëndimore shkoi në 12 mijë e 418.

Përpos të vdekurve, u rrit edhe numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 6023 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme shkoi në 130 mijë e 759 të infektuar.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Spanjë u regjistruan 809 viktima të koronavirusit për 24 orë dhe shifra e së dielës e ngjall shpresën për përmirësim të situatës.

Spanja është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Ajo ndodhet në vendin e dytë në botë për numër të viktimave dhe të të infektuarve. Më së shumti viktima janë shënuar në Itali, ndërsa më së shumti të infektuar ka në Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)