Ambasadori Kosnett i shkruan letër ministrit Arben Vitia

  • 05 April 2020 - 16:01
Ambasadori Kosnett i shkruan letër ministrit Arben Vitia

Ambasadori Kosnett i shkruan letër ministrit Arben Vitia

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett, i ka shkuar sot një letër ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, ku i ka shprehur mirëjohjen për menaxhimin e situatës me koronavirus

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Vitia përmes një postimi në Facebook.

“Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar Vitia.

Ndërkohë, Kosnett në letrën e tij thotë se është i lumtur me përpjekjet që mibistri Vitia po i bën për ta ngritur bashkëpunimit dhe kujdesit mjekësor për kosovarët.

“I nderuari ministër Vitia, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për përpjekjet e juaja që po i bëni për ta ngritur bashkëpunimin në sigurimin e kujdesit të nevojshëm mjekësor në këto çaste për qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e ambasadorit amerikan.  

“Jam shumë optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për gjithë qeverinë dhe institucionet e saja si dhe komuniteteve të Kosovës”, shkruan Kosnett


(Kosova Sot Online)