Godet profesori : Partia e Isa Mustafës shkeli parimet e vendosura kundër PAN-it, gati të marrin vendime edhe më të dëmshme për Kosovën

  • 05 April 2020 - 15:46
Godet profesori : Partia e Isa Mustafës shkeli parimet e vendosura kundër PAN-it, gati të marrin vendime edhe më të dëmshme për Kosovën

“Tash i harruan ato qëndrime! Harruan pikësynimet ndaj PAN-it, shkarkimin e Thaçit, ç’kapjen e pushtetit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. E në fakt kjo është e qartë për faktin se vetë njerëzit udhëheqës të LDK-së janë të korruptuar, matrapaz politik, profitera dhe vjedhës të pasurisë shtetërore. Çdo njëri prej tyre është me i pasur se tjetri. E si është e mundur që Isa Mustafa, Agim Veliu, Luto-bajraktari të luftojnë vetveten në luftë kundër krimit. Jo! Ata kaluan aty ku ishin de fakto. U lidhën me ata që janë të njëjtë dhe tash priten qëndrime edhe më të rrezikshme për shtetin tonë. Mund të përkrahin Thaçin edhe në ndarje të Kosovës. Nga ata pritet çdo gjë”, thotë analisti i njohur, profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

 

Prishja e shpejtë e koalicionit më LVV-në, nga ana e LDK-së, dhe fillimi i negociatave për krijimin e një qeverie të re me bazë të gjerë me ish partnerët e PAN-it, po shihet nga analistët politik si gabimi më i madh që e ka bërë udhëheqja e LDK-së deri më tani, në historikun e saj të veprimtarisë politike, e për të cilin veprim, do të merr ndëshkim të madh nga elektorati kurdo që do të mbahen zgjedhjet e reja. Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik Muhamet Kelmendi, sipas të cilit, për lDK-në do të ketë pasoja të pa parashikueshme ndryshimi kaq i shpejtë dhe i pa pritur i qëndrimeve të saj kundërshtuese për bashkëpunim me PAN-in dhe Presidentin Hashim Thaçi, derisa votën e kishte fituar ky subjekt politik, me premtimet dhe zotimet se nuk do të bashkëpunon për asnjë çmim me ish partitë në pushtet për të formuar qeveri të re pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kurse tani po e shkel atë zotim kryesor mbi bazën e të cilit e fitoi votën. Për më tepër, Muhamet Kelmendi rikujton se si LDK dhe LVV i kishin premtuar elektoratit se do të koordinohen së bashku me opozitën për ta dërguar presidentin në Gjykatë Kushtetuese për shkeljen e kushtetutës në procesin e dialogut me Serbinë, por doli të jetë edhe ky zotim i shkelur nga LDK. Sipas Kelmendit, kjo mënyrë e ndryshimit të qëndrimeve, që këtë subjekt politik e përcjell nga vitet e hershme të luftës dhe tani në procesin e shtet ndërtimit në liri, ka barë që besimi në të, të vjen vazhdimisht duke u zbehur, për të rrezikuar edhe ekzistencën e saj.

 

Image
Muhamet Kelmendi

“Është për të të ardhur shumë rëndë se si një parti ndryshon në qëndrime dhe në raporte me subjektet tjera. LDK është përcjell me këso zikzake të qëndrimeve të veta. Kurrë kjo parti, edhe në kohën e luftës, nuk ishte stabile, edhe sot nuk është në gjendje të mbajë qëndrimet. Kurdoherë ka bërë ekzibicione të ndryshme, dhe për interesa të ndryshme ka ndërruar dhe shkelur çdo qëndrim”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” . Prandaj, sipas Muhamet Kelmendit, kjo mënyrë e sjelljes aspak serioze dhe e qëndrueshme, po vazhdon edhe tani në këtë subjekt politik. Po vazhdon një traditë e cila ka bërë që për gabimet e vazhdueshme ky subjekt politikë ta humbë besimin te qytetarët nga viti në vit, prandaj tash janë disa subjekte të tjera të reja politike që paraqiten si rival serioz dhe joshëse për elektoratin e zhgënjyer të LDK-së. “Nuk është pra hera e parë tash që ndërron qëndrimet. Kjo është për LDK-në vazhdimësi në skenën politike. Pse LDK vazhdon të gënjen dhe mashtron, kjo fare nuk po ka rëndësi kundruall interesave të grupit rreth Isa Mustafës , sidomos të treshes në udhëheqje. Është për të të ardhur shumë keq se si ky grup arriti të tubon në udhëheqje veprimtar të njëjtë dhe shumë injorant rreth vetes. Tash, këta njerëz, pse përsëri i shkelen qëndrimet, është gjë e pritur. Dhe, natyrisht me interesat karrieriste profitere, financiare dhe të tjera, deri edhe nënshtruese, dolën hapur kundër qëndrimeve që i patën shprehur gjatë fushatës”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Madje, sipas Kelmendit, to premtim që ka mobilizuar elektoratin e LDK-së në zgjedhjet e kaluara ishte ai për shkarkimin e Thaçit nga pozita e Presidentit, për shkelje kushtetuese, ndërsa tani vazhdon bashkëpunimi i ngushtë me të njëjtin, e të mos flasim për këtë premtim të dhënë e të harruar. “Tash i harruan ato qëndrime! Harruan pikësynimet ndaj PAN-it, shkarkimin e Thaçit, ç’kapjen e pushtetit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. E në fakt kjo është e qartë për faktin se vetë njerëzit udhëheqës të LDK-së janë të korruptuar, matrapaz politik, profitera dhe vjedhës të pasurisë shtetërore. Çdo njëri prej tyre është me i pasur se tjetri. E si është e mundur që Isa Mustafa, Agim Veliu, Luto-bajraktari të luftojnë vetveten në luftë kundër krimit. Jo! Ata kaluan aty ku ishin de-fakto. U lidhën me ata që janë të njëjtë dhe tash priten qëndrime edhe më të rrezikshme për shtetin tonë. Mund të përkrahin Thaçin edhe në ndarje të Kosovës. Nga ata pritet çdo gjë”, thotë analisti i njohur, profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

 

(Kosova Sot Online)