Rusi vret 5 persona me pushkë gjuetie: “Po bënin zhurmë, ma zgjuan fëmijën”
Policia ruse ka njoftuar se bashkëshorti i një mjekeje i ka qëlluar për vdekje pesë persona me arsyetimin se po bënin shumë zhurmë jashtë gjatë kohës së karantinës.
Anton Franchikov, 31 vjeç, i qortoi ashpër njerëzit nga ballkoni i tij para se ta merrte një pushkë gjuetie dhe t’i qëllonte kur ata ishin futur në ndërtesë.
Policia tha se sulmuesi i vrau katër burra dhe një grua, e cila raportohet të ketë qenë shtatzënë, shkruan “Daily Mail”.
Një zyrtar lokal e lidhi sulmin me tensionet e shkaktuara nga karantina. Ky burrë ishte ankuar për zhurmën që po bëhej në rrugë, nga e cila po zgjohej nga gjumi fëmija i tij.
Ai punonte në një spital dhe kishte marrë pushim pasi ishte bërë prind së voni.
Tri viktima ishin të moshës 24-vjeçare, një 22 vjeç, një 26 dhe një 31 vjeç.
Gruaja e personit të dyshuar, e cila punon në një spital lokal, tha se ishte në tualet gjatë kohës së sulmit dhe nuk ka ndonjë informacion në lidhje me rastin.
Rusia i ka urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
(Kosova Sot Online )