Drenasi do të furnizojë familjet në nevojë me 2 mijë pako ushqimore dhe miell

  • 06 April 2020 - 17:31
Drenasi do të furnizojë familjet në nevojë me 2 mijë pako ushqimore dhe miell

Sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në Komunën e Drenasit, ku anëtarët e Shtabit Emergjent kanë diskutuar për gjendjen aktuale të emergjencës shëndetësore.

Në këtë mbledhje të gjithë anëtarët në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin e kryetarit Lladrovci, për ndarjen e 2000 pakove ushqimore-higjienike (pako me 18 artikuj) për të ju dalë në ndihmë familjeve ne nevojë. Si dhe ndarjen e 1200 thasë me miell për familjet që janë të regjistruar në asistencë sociale në Komunën e Drenasit.

“Ndarja e këtyre pakove ushqimore-higjienike si dhe të miellit është planifikuar të bëhet pasi të kthehet ligjshmëria e vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga CODID-19 i datës 27.03.2020 me numër 01-400-14189, për ndarjen e fondit prej 229.200 euro”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)