Zbulon profesori i njohur: Ja kush a dorëzoi veriun e Kosovës nën administrimin e shtetit serb

  • 07 April 2020 - 07:38
Zbulon profesori i njohur: Ja kush a dorëzoi veriun e Kosovës nën administrimin e shtetit serb

“Atje u lejuan organet e shtetit serb dhe u dëbuan nën mbikëqyrjen e ushtrisë franceze mbi 12 mijë familje shqiptare. Gjendja e tillë e fitoj pozitën juridiko-politike me krijimin e komunave në Kosovë gjatë organizimit të pushtetit lokal që u bë në Vjenë. Gradualisht ky pushtet u forcua dhe iu krijuan organet lokale tepër të centralizuara, të cilave ju dha pushtet i gjerë me Marrëveshjen e Vjenës të vitit 2006. Me atë u krijuan edhe shumë komuna serbe. Iu dha pushtet në administratë, në shëndetësi, në arsim, në jurisprudencë dhe në politikë, së bashku me fushën e rendit dhe të sigurisë së tyre. Me marrëveshje më vonë u formua edhe policia e veriut dhe të gjithë kriminelët e organizuar në "Rojet e Urës" u futen në polici, në sigurim dhe në administratën e këtyre komunave tipike shtetërore”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
 

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish themelues i LPK-së, ka reaguar ashpër pas debateve politike që u hapën në këtë fundjavë, dhe vendimit të shtabit të krizës në Mitrovicën veriore, për vendosjen në karantinë të kësaj komune, pa lejen e autoriteteve të Kosovës, por sipas rekomandimit dhe direktivave të Qeverisë së Serbisë. Kelemdni ka vlerësuar se janë jo serioze dhe tërësisht të pa baza akuzat dhe përgjegjësit që opozita aktuale po ja adreson tani Qeverisë së shkarkuar Kurti për gjendjen e krijuar në veri, pasi që sipas Kelmendit përgjegjës për këtë situatë, pa shtrirje të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës në këtë  pjesë të territorit të banuar me shumicë serbe, përgjegjësia është e atyre që qeverisën për dy dekada dhe assesi e një grupi politik që nuk pati fatin ta dëshmoj veten për vetëm 50 ditë pas marrjes së mandati, dhe më pasi u rrëzua me mocion që e ngriti vetë partneri politik, në këtë rast LDK-ja.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tash edhe de-fakto u vërtetua se Veriu i Kosovës nuk administrohet nga Republika e Kosovës. Ai territor gjendet nën kontrollin de fakto të Serbisë. Dhe, kjo gjendje është realizuar gradualisht dhe ka filluar në vitin 1999/2000, atëherë kur ky territor u vendos nën mbikëqyrjen e KFOR-it francez. Duke u vendosur nën këtë ushtri, u ndërtua një pushtet tipik i shtetit serb. Atje u lejuan organet e shtetit serb dhe u dëbuan nën mbikëqyrjen e ushtrisë franceze mbi 12 mijë familje shqiptare. Gjendja e tillë e fitoj pozitën juridiko-politike me krijimin e komunave në Kosovë gjatë organizimit të pushtetit lokal që u bë në Vjenë. Gradualisht ky pushtet u forcua dhe iu krijuan organet lokale tepër të centralizuara, të cilave ju dha pushtet i gjerë me Marrëveshjen e Vjenës të vitit 2006. Me atë u krijuan edhe shumë komuna serbe. Iu dha pushtet në administratë, në shëndetësi, në arsim, në jurisprudencë dhe në politikë, së bashku me fushën e rendit dhe të sigurisë së tyre. Me marrëveshje më vonë u formua edhe policia e veriut dhe të gjithë kriminelët e organizuar në "Rojet e Urës" u futen në polici, në sigurim dhe në administratën e këtyre komunave tipike shtetërore”, thotë  Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. E për tu forcuar akoma më shumë atje ndikimi i shtetit serb në strukturat kriminale të sigurisë, sipas Kelmendit, për këtë pjesë të territorit të Kosovës u formua edhe gjyqësori i veçantë.  

“Po kështu u ndërtua me marrëveshje edhe sistemi gjyqësor, ai prokurorial dhe kështu u ndërtua një Republike de-fakto serbe në Kosovë. Tërë ky pushtet u forcua. Mbi të u ndërtua edhe "Lista Serbe", një parti tipike kriminale e organizuar dhe e udhëhequr nga shteti serb. Dhe, tërë kjo çdo herë u bë me pajtueshmërinë e organeve të Kosovës, të cilat fare nuk ishin të vetëdijshme për gjendjen që e krijuan me marrëveshjet e bëra dhe të nënshkruara në Bruksel. Dhe, kur tash po del se shteti serb e ka këtë vend nën kontroll, duke e shpallur edhe gjendjen e kufizimit të drejtave, deri edhe të shmangies së tyre, kuptohet nga Serbia, po akuzohen organet e shtetit të Kosovës, si shkaktare të saj. Me të drejtë. Por, çështja është më komplete dhe tërësisht ka dalë jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës. Dhe, kështu duhet të ndodhte, sepse vetëm kështu kuptohet gjendja ku është Republika dhe pse lejohen nga organet e shtetit një pushtet i tillë! Pse nuk vepron Qeveria e Kosovës, Kuvendi a Presidenti etj.? Ku është KSRK dhe  organet shtetërore që  ka vendi. Duhet veprime”, thotë Muhamet Kelemdni Për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)