Shkon në 1.3 milionë numri i të infektuarve nga virusi në botë, gati 75 mijë të vdekur

  • 07 April 2020 - 08:17
Shkon në 1.3 milionë numri i të infektuarve nga virusi në botë, gati 75 mijë të vdekur

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar me koronavirus në tërë botën ka shkuar në 1 milion e 348 mijë, ndërsa numri i të vdekurve në 74 mijë e 816. Mbi 284 mijë njerëz të infektuar janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara prijnë bindshëm sa i përket numrit të infektimeve me 368 mijë persona të infektuar. Pas tyre vijnë Spanja me mbi 136 mijë raste dhe Italia me mbi 132 mijë.

Në anën tjetër, Italia vazhdon të jetë e para në botë për numrin e rasteve fatale të virusit me 16 mijë e 523 të vdekur. Pas saj radhitet Spanja me mbi 13 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me rreth 11 mijë raste.

Më së shumti persona të shëruar ka në Kinë – 77 mijë, pastaj në Spanjë mbi 40 mijë dhe në Gjermani rreth 36 mijë të shëruar.

Kina për herë të parë nuk ka shënuar asnjë vdekje, ndërsa numri i infektimeve të reja në Itali ka rënë në masë të konsiderueshme. Edhe Gjermania ka shënuar rënie të rasteve të reja, duke paralajmëruar lehtësim të masave të izolimit.

(Kosova Sot Online)