Abdixhiku: 18 ekipe të pastrimit janë në terren, pastërtia e rrugëve është obligim edhe në kohë pandemie

  • 07 prill 2020 - 14:06
Abdixhiku: 18 ekipe të pastrimit janë në terren, pastërtia e rrugëve është obligim edhe në kohë pandemie

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka treguar se 18 ekipe për mirëmbajtjen e rrugëve janë aktivizuar në tërë Kosovën

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim.

“Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim. Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se puna në terren do të vazhdojë.

“Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta. Deri atëherë, rrini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)